Kronikë

EMRAT/ Shpërthim me tritol në një banesë dhe 2 makina të djegura gjatë natës në Shkodër, detajet e para

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Shpërthim me tritol në një banesë dhe 2 makina

Shkodra është përfshirë sërish nga ngjarje kriminale natën e kaluar. Mësohet se janë djegur dy automjete, teksa katër minuta më pas është regjistruar dhe një shpërthim me tritol në derën e një banese.

Më konkretisht, rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit” janë djegur dy makinat tip “Benz” dhe “BMW” që ishin në pronësi të Erdi Krajës.

Ndërkohë, rreth orës 03:36 i është vendosur një sasie tritoli në derën e banëses shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula”. Raportohet se si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia dyshon se tek shpërthimi me tritol mund të kemi të bëjmë me një skemë për të përfituar azil jashtë Shqipërisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH