Kronikë

EMRAT/ 30-vjeçari shqiptar i merr jetën gruas në 5 të mëngjesit, fëmijët e mitur tezes, “eja se babi vrau mamin!”

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ 30-vjeçari shqiptar i merr jetën gruas në 5 të

Një 30-vjeçar vrau gruan e tij duke e mbytur në San Felice a Cancello (Caserta). Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 5, në kulmin e një sherri brenda familjes, përballë dy fëmijëve të saj të vegjël 4 dhe 6 vjeç.

Lulzim Toci , një punëtor që merrej me punë në bujqësi dhe me origjinë shqiptare, u ndalua nga policia dhe u dërgua në komisariat: dhe me merret në pyetje nga prokuroria e Santa Maria Capua Vetere.

Gruaja e tij, gjithashtu shqiptare quhej  Eleonor Toci, ishte 24 vjeçe dhe nuk punonte.

Lulzim Toci e mbyti gruan në shtratin e tyre martesor, në sy të fëmijëve. Kunata e çiftit lajmëroi policinë.

Në fakt pas krimit, 30-vjeçari ka telefonuar të afërmit e gruas, duke i kërkuar që ta shoqëronin në spital, por ajo nuk e besoi dhe telefonoi nipërit e saj, katër e gjashtë vjeç.

“Babi vrau mamin” i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë ambulancën.

Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, dhe më pas është ndaluar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH