Kronikë

Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit/ Policia në gjurmët e autorëve, disa të arrestuar në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit/ Policia në gjurmët e

Disa persona raportohet se janë arrestuar nga Policia e Vlorës, lidhur me atentatin mafioz, ku mbeti i vrarë 22 vjeçari Gëzim Sinomati. Burime për mediet bëjnë të ditur se të arrestuarit janë persona me precedentë kriminalë.

Aktualisht nuk dihet ende cilat janë provat që policia ka mundur të sigurojë, duke çuar deri në gjurmët e të dyshuarve.

Kujtojmë se Gëzim Sinomataj u ekzekutua me snajper mbrëmjen e së dielës në ballkonin e shtëpisë së tij, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Dyshimet janë se autorët ishin të paktën 3 persona. Pas krimit ata u larguan me një makinë që u gjet e djegur pak kohë më pas, brenda së cilës u zbulua dhe një bllok betoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH