Dalin pamjet nga makina ku ndodhej Klaudio Prendi në momentin e atentatit që i mori edhe jetën.
Në foto duken të gjashtë shenjat e plumbave të përdorur nga autorët, ndërsa makina tip “Audi A4” me portobagazh është vendosur në karrotrec nga policia.
Mjeti është transportuar në komisariat, ku i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga grupi hetimor. Në mjet është gjetur dhe një pistoletë me silenciator.
Kujtojmë se 28-vjeçari Klaudio Prendi u qëllua për vdekje 5 herë pas mesnatës së të hënës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, kur sapo kishte dalë nga një bar dhe po hipte në makinën e tij.
Policia nuk ka ende një pistë për motivet e vrasjes së të riut, djali i një ish-gjyqtarit Fran Prendi.