Kronikë

EMRI/ Dhunonte vazhdimisht gruan e tij në sy të fëmijës së mitur, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Dhunonte vazhdimisht gruan e tij në sy të fëmijës

Një 65-vjeçar në Shkodër, shtetasi Mark Gjokaj, ka rënë në prangat e Policisë për dhunë në familje.

Përmes një njoftimi, Policia shkruan se ky shtetas dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH