Kronikë

Detaje nga aksidenti në Fushë-Krujë! 17-vjeçarin makina e tërhoqi zvarrë 50 metra, po kalonte vizat e bardha, arrestohet shoferi i dehur

Shkruar nga Liberale

Detaje nga aksidenti në Fushë-Krujë! 17-vjeçarin makina e

Isuf Mehmeti është 17-vjeçari (në foto) që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen "Bakushe Visha".

Për shkak të shpejtësisë, makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t'i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

I riu ishte duke kaluar vizat e bardha, kur u përplas nga një mjet tip “Hyundai” që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH