Kronikë

Babai vrau përdhunuesin e vajzës së tij, kush është avokati që mbron shqiptarin dhe e nxori nga qelia pas krimit

Shkruar nga Liberale
Babai vrau përdhunuesin e vajzës së tij, kush është


Vazhdon saga e ngjarjer shokuese që ndodhi në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Talellari vrau kunatin Erjon Pelivani pasi abuzonte me vajzën e tij prej 9 vitesh.

Në emisionin “Opinion” u diskutua në lidhje me autorin e vrasjes i cili pas krimit doli nga qelia.

Pedagogia Eda Gemi u shpreh se mbrojtjen e Talellarit e ka marrë një nga avokatët më të njohur në Greqi, Alexis Kougias. Sipas saj, ky avokat merret me çështje të tilla që në vetvete kanë edhe një lloj ‘show’.

“Faktin që e mori Alexis Kougias, zakonisht ky merr çështje të tilla, tema të tilla, që janë dhe të rënda, por edhe që kanë një ‘show’ në vetvete. Kështu e ka ndërtuar karrierën Alexis Kougias”, u shpreh Gemi.

“Kujtojmë se Talellari është lënë në arrest shtëpie në lidhje me këtë ngjarje. Kjo është hera e parë në Greqi që një person që ka kryer vrasje të lihet në arrest shtëpie pasi nuk ka precedentë të mëparshëm.”

“Ajo që prapë ta insistoja ta thoja është që për herë të parë një vrasës në kuptimin që ka kryer aktin, ka marrë jetën e një njeriu lihet në arrest shtëpie. Nuk ka precedentë të paktën deri tani”, u shpreh Gemi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH