Kronikë

Arrestohet 32-vjeçari në Fier, ja çfarë i gjeti policia në makinë

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 32-vjeçari në Fier, ja çfarë i gjeti policia

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar pasi në automjetin e tij i janë gjetur 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.

Si pasojë janë sekuestruar dozat, dy celularë dhe automjeti i të arrestuarit ku u gjet edhe kokaina.

Njoftimi i policisë:

“Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH