Kronikë

Aksident TRAGJIK në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe katër të plagosur

Shkruar nga Liberale

Aksident TRAGJIK në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe

Aksidenti tragjik ndodhi në rrethrrotullimin e Levanit, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca për të shoqëruar të plagosurit, si dhe forca të shumta policie.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin normal të trafikut në zonë.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH