Kronikë

Aksident i rëndë në Vlorë: ML-ja e zezë nuk i ndalon Policisë, godet dy makina dhe zhduket

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Vlorë: ML-ja e zezë nuk i ndalon

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia bën të ditur se një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të bluve për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka shkaktuar një aksident zinxhir duke përplasur dy makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.

Ndërkohë në qytet vazhdon ndjekja e mjetit tip ML me ngjyrë të zezë nga ana e Policisë dhe deri më tani nuk ka informacione se kush mund të ketë qenë brenda makinës.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH