Kronikë

AKSIDENT i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, plago*et shoferja dhe pasagjerja

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, plago*et

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Shkodër/ Informacione paraprake

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë", shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. H., dhe pasagjerja G. M., të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH