Aranit Muraçi
Punonjësit në Luksemburg janë gati tre herë më produktivë se ata në Singapor, vendi aziatik që konsiderohet një mrekulli ekonomike! Pse?
Rezultati i mbresëlënës i produktivitetit vjen nga sektori i fuqishëm i shërbimeve financiare të Luksemburgut, i cili arrin të krijojë rezultate të konsiderueshme me një fuqi punëtore më të reduktuar, por të kualifikuar. Është një shembull i shkëlqyer i efikasitetit!
Produktiviteti matet me rezultate konkrete dhe rritja realizohet nga shfrytëzimi sa më maksimal i mundësive për rritje. Rritja e tij nis nga analiza e rezultateve të punës dhe inputet e disponueshme që çojnë në rritje. Vetëm nëse sigurohet rritja e produktivitetit, është e garantuar rritja ekonomike, rritja reale dhe e drejtë e pagave, prosperiteti, zhvillimi shoqëror.
Në ekonomi, produktiviteti i referohet produktit final që mund të prodhohet nga një grup i caktuar inputesh. Produktiviteti rritet përmes inputeve dhe punës. Kur produktiviteti është i ulët për konsumin e nevojshëm vendet joprodhuese iu drejtohet tregjeve të vendeve të tjera. Duke e thjeshtëzuar, në rast se nuk prodhon, Shqipëria edhe pse ka inputet e nevojshme për të prodhuar qartazi nuk i ka shfrytëzuar ato, sepse nuk e vlerëson ose nuk e paguan punën për të rritur produktin prandaj edhe për konsum detyrohet të blejë edhe mollët nga Greqia ose vende të tjera. Si përfundim, zhvillohet një një shoqëri konsumi, tregtie ose pazari.
Siç tregon analiza e produktivitetit, Shqipëria është vendi më pak produktiv në rajon, dhe futet në gjysmën e vendeve më pak produktive të botës. Vendet e tjera si Serbia, Bosnja, Maqedoni dhe Mali i Zi pozicionohet mes vendeve 60 dhe 80-të, në botë.
Nëntë nga dhjetë vendet e para në listë janë në Evropë. I vetmi që spikat në 20 vendet e para në botë sa i përket produktivitetit, që janë vendet e pasura, është Singapori! Interesante është se si evropianët priren të punojnë më pak orë se amerikanët, por megjithatë arrijnë të prodhojnë një sasi të ngjashme. Shumë nga vendet e pasura evropiane kanë popullsi më të vogël, gjë që ndihmon fuqinë e tyre punëtore të talentuar të shkëlqejë në industri, me vlerë të lartë, si shërbimet financiare dhe energjia. Ky specializim me të vërtetë rrit normat e tyre për frymë!
Produktiviteti i punës ka të bëjë me atë se sa prodhojmë (PBB) me kohën që kalojmë duke shpenzuar (orët e punës) gjatë një periudhe të caktuar kohore. Një njësi matëse e quajtur dollarë ndërkombëtarë (Int$) ndihmon në krahasimin e fuqisë blerëse të vendeve të ndryshme duke përshtatur për diferencat e çmimeve. Në këtë mënyrë, mund të kuptojmë më mirë se si GDP lidhet me sasinë e punës së bërë, duke dhënë njohuri se sa me efikasitet përdor aftësitë një vend dhe sa mirë i prodhon mallrat dhe shërbimet.
Rritja e produktivitetit është e rëndësishme për nxitjen e rritjes ekonomike dhe prosperitet. Përderisa në 25 vendet e para janë vendet e pasura, vendet e pazhvilluara qartazi nuk orientohen nga produktiviteti.