Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi i studentëve në Britani. A ia vlen të marrësh hua për universitetin?

Shkruar nga Liberale

Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

Arsimi i lartë është i kushtueshëm, për shkak të tarifave të shkollimit dhe shpenzimeve të jetesës. Barra e borxhit është një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në vendimet e individëve për të investuar, në arsimin universitar. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, një e katërta e studentëve mendojnë se nuk ia vlen të shkojnë në universitet, zbuloi Ipsos, në një studim të fundit të majit 2023. Arsyet kryesore për këtë opinion të studentëve janë tarifat (49%) dhe borxhi i kredisë studentore (42% ). Më shumë se një e treta (37%) besojnë se nuk është nevoja të shkojnë në universitet për të gjetur një punë të mirë. Në vitin 2016, hulumtimi i Aviva zbuloi më shumë se një në tre (37%) britanikë (18-35 vjeç), të cilët shkuan në universitet, pendohen që e bënë këtë për shkak të nivelit të borxhit në të cilin janë tani.

Cilat vende evropiane kanë pagat më të larta dhe më të ulëta?

Shumë janw ata qw pyesin nëse një diplomë universitare ia vlen apo jo. Nuk është e  thjeshtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Është një çështje e shumë-anshme dhe e sofistikuar. Krahasimi i tarifave universitare, huave dhe mbështetjes financiare është sfidw mw vete, me shumë dimensione komplekse për t'u shqyrtuar. Ato ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën. Pagat mesatare dhe punësimi i të sapo-diplomuarve sipas nivelit arsimor po ashtu ndryshojnë.

Euronews Business ka analizuar të gjitha këto aspekte për të dhënë njohuri në përgjigje kësaj pyetjeje: A ia vlen borxhi për universitetin?

Sipas raportit të /EACEA/ Komisionit Evropian Kombëtare për Tarifat e Studentëve dhe Sistemet Mbështetëse në Arsimin e Lartë Evropian 2020/21, studentët me kohë të plotë nuk paguajnë asnjë tarifë në programet e ciklit të parë në shtatë nga 42 sistemet e arsimit të lartë në të gjithë Evropën. Këto vende janë Danimarka, Greqia, Qiproja, Malta, Finlanda, Suedia dhe Turqia. Nuk ka tarifa edhe në institucionet publike të arsimit të lartë në Norvegji. Por ndryshe, në 12 sisteme të arsimit të lartë, të gjithë studentët e ciklit të parë paguajnë tarifa. Këto vende janë Belgjika (komunitetet gjermanisht-folëse dhe flamande), Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut), Shqipëria, Zvicra dhe Islanda.

Në 23 sistemet e mbetura arsimore, ka disa studentë që paguajnë tarifa, ndërsa të tjerë jo. Tarifat mund të jenë të ndryshme për programe të ndryshme arsimore ose fusha studimi. Në Çeki, Gjermani, Kroaci, Poloni, Slloveni dhe Sllovaki, studentët me kohë të plotë paguajnë kryesisht vetëm tarifa administrative deri në 100 euro sipas raportit të Eurydice. Në 14 sisteme të arsimit të lartë, tarifat vjetore variojnë nga 101 € në 1,000 €. Në Irlandë, Spanjë, Itali, Hungari, Holandë dhe Zvicër, tarifa më e zakonshme është relativisht edhe më e lartë, duke filluar nga 1,001 euro në 3,000.

Tarifat vjetore, më të lartat në MB

Tarifat vjetore të zakonshme janë më të lartat në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, krahasuar me  Evropën. Në Angli, tarifat e shtëpive universitare janë aktualisht të kufizuara nga qeveria në 10,737 €. Në vitin akademik 2022-23, kredia mesatare e tarifës së shkollimit ishte 9,446 € në Angli, 9,653 € në Uells dhe 6,301 € në Irlandën e Veriut, sipas Kompanisë së Kredive Studentore.

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

Tarifat e shkollimit u hoqën për studentët skocezë që studionin në Skoci në vitin 2000. Tarifat më të zakonshme ishin gjithashtu mbi 2,000 € në Islandë, Holandë, Letoni dhe Lituani sipas raportit EACEA/Eurydice.

Të gjitha vendet evropiane ofrojnë mbështetje direkte financiare për studentët e arsimit të lartë me kohë të plotë të ciklit të parë. Grantet dhe huatë janë format kryesore të mbvështetjes. Grantet publike janë ndihmë direkte financiare nga buxheti publik që studentët nuk duhet t'i paguajnë, ndërsa kreditë duhet të kthehen, shpesh kur ata diplomohen ose kanë një punë fitimprurëse. Qeveria përballon një pjesë të kostove në kreditë e subvencionuara publikisht, kryesisht nëpërmjet uljes së normave të interesit.

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

Të gjitha vendet evropiane ofrojnë të paktën një lloj mbështetjeje të drejtpërdrejtë financiare publike për studentët e tyre të arsimit të lartë të ciklit të parë. Grantet publike ekzistojnë në të gjitha sistemet evropiane të arsimit të lartë, përveç Anglisë dhe Islandës, sipas raportit Eurydice. Kreditë e subvencionuara publikisht ekzistojnë në rreth dy të tretat e të gjitha sistemeve evropiane të arsimit të lartë. Grantet e bazuara në nevoja janë forma më e zakonshme e mbështetjes financiare direkte në Evropë.

Krahasuar me grantet publike, huatë përdoren më pak nga studentët. Në vitin akademik 2019/20, nuk kishte kredi të subvencionuara publikisht në 13 sisteme arsimore. Përqindja e përfituesve të kredisë ishte më pak se 5% në shtatë sisteme arsimore dhe ishte nën 15% në gjashtë vende të tjera.

Pjesa e përfituesve të kredisë ishte më e larta në MB, vendet nordike dhe Holandë.

Siç shihet në grafik, pesha më e lartë e përfituesve të kredisë u regjistrua në MB, vendet nordike dhe Holandë. Në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, më shumë se 94% e studentëve në universitete përfituan nga kreditë e subvencionuara publikisht. Ky raport ishte 69% në Skoci.

Mbretëria e Bashkuar u pasua nga Norvegjia (66%), Suedia (55%), Holanda (54%) dhe Finlanda (49%).

Borxhi për diplomimin u rrit me shpejtësi në 50,000 €+ në Angli

Në vitin 2023, borxhi mesatar i diplomimit për studentët anglezë ishte rreth 54,124 € sipas shifrave zyrtare, titulluar Statistikat e Huasë Studentore dhe datë dhjetor 2023.

Borxhi mesatar në pjesën tjetër të MB për 2023 ishte shumë më i ulët se në Angli. Ishte 41,141 € për Uellsin, 28,155 € për Irlandën e Veriut dhe 17,968 € për Skocinë.

Të dhënat e Kompanisë së Kredive Studentore dhe GOV.UK tregojnë se bilanci mesatar i huasë për arsimin e lartë në hyrje deri në shlyerje u rrit nga 14,686 € në 2007 në 51,667 € në 2023.

Anglia në vendin e parë për mesataren më të lartë të borxhit të studentëve

Duke parë vendet e tjera evropiane, Anglia regjistroi borxhin mesatar më të lartë në diplomim. Sipas OECD, borxhi mesatar i studentëve për diplomim në vitin akademik 2019/20 ishte 51,367 € në Angli. Borxhi ishte 27,491 € në Norvegji, 14,907 € në Danimarkë dhe 14,807 € në Finlandë. Borxhi mesatar i studentëve për diplomim në Holandë ishte 16,227 € në vitin 2017/18.

Vendet me tarifa të larta shkollimi janë gjithashtu ato me nivelet më të larta të borxhit të studentëve në diplomim, thuhet në raportin e OECD. “Megjithatë, në vendet nordike, ku ka tarifa të ulëta ose nu ka fare, niveli i borxhit të studentëve në diplomim mund të jetë ende i lartë sepse shpenzimet e jetesës janë të larta”, thekson raporti.

Studentët marrin hua 23 miliardë euro në vit në Angli, borxhi total kalon 230 miliardë euro

Aktualisht, 20 miliardë paund (23 miliardë euro) në vit u jepen hua rreth 1.5 milionë studentëve të arsimit të lartë në Angli çdo vit. Në fund të viteve 2022-23, borxhi total në pronësi publike për studentët anglezë të arsimit të lartë dhe studentët e BE-së që studiojnë në Angli arriti në rreth 205.6 miliardë £ (236.3 miliardë euro). Ose krahasuar me më shumë se 50 milionë £ në fund të 2013-14 dhe më shumë se 100 miliardë £ në fund të 2017-2018.

Rritja në secilin prej tre viteve të fundit ishte më shumë se 20 miliardë paund (23 miliardë euro). Borxhet e papaguara të kredisë studentore pritet të arrijnë kulmin në 460 miliardë £ (çmimet 2021-2022) në mesin e viteve 2040 sipas studimit.

Shlyerja e kredisë së studentëve

Në Angli, 66% e studentëve në grupin e parë të madh të shlyerjes (2002) e kishin shlyer plotësisht kredinë e tyre; kjo shifër ra në 33% të grupit të vitit 2010, 23% të grupit të 2012 dhe 7% të grupit të 2016 sipas konferencës kërkimore, bazuar në të dhënat e Kompanisë së Kredive Studentore.

Viti i referohet kur i pari bëhet i detyruar për të shlyer dhe zakonisht nis në muajin prill, pas përfundimit të kursit të një studenti. Që nga prilli 2023, 35% e grupit të 2021 ishin në MB dhe po paguanin huatë e tyre në atë kohë. Rreth 42% e grupit të vitit 2021 punonin në Mbretërinë e Bashkuar, por fitonin nën pragun dhe si rrjedhim nuk paguanin. Kjo normë ra në 11-12% për vitin 2015 dhe grupet e mëparshme.

A ia vlen?

Pyetja që shtrohet është ende nëse ia vlen të shkosh në universitet apo jo. Ndikimi i një diplome universitare në gjetjen e vendeve të punës dhe pagat mesatare mund të ofrojë njohuri të dobishme.

Në vitin 2022, 86,7% e të diplomuarve të arsimit të lartë të moshës 18-34 vjeç në BE ishin të punësuar, ndërsa kjo normë ishte 74,2% në të diplomuarit e nivelit të mesëm sipas Eurostat.

Të sapodiplomuarit janë ata që kanë përfunduar nivelin më të lartë të arsimit midis një dhe pesë vjetësh dhe nuk janë në studime të mëtejshme.

Niveli arsimor bazohet në klasifikimin standard ndërkombëtar të arsimit (ISCED) dhe i referohet:

● I ulët: arsimi fillor, cikli 9-vjeçar dhe i mesëm (nivelet ISCED 0–2);

● Mesatarisht: arsimi i mesëm i lartë dhe dyvjeçar jo-terciar (niveli ISCED 3 dhe 4);

● I lartë: arsimi terciar (nivelet ISCED 5–8). Ku përfshin universitete publike dhe private, kolegje, institute të trajnimit teknik dhe shkolla profesionale.

Si ndryshon punësimi i të sapo-diplomuarve sipas arsimit?

Hendeku i punësimit ndërmjet të sapodiplomuarve të arsimit terciar dhe atij të lartë dhe pas të mesëm ishte 12.5 pikë përqindjeje (pp) në BE. Kjo tregon se një diplomë universitare ndihmon në gjetjen e një pune pas diplomimit. Me përjashtim të Islandës, shkalla e punësimit të të diplomuarve me arsim të lartë ishte më e lartë se të diplomuarit e lartë dhe pas të mesëm në të gjitha vendet.

Në vitin 2022, hendeku midis dy niveleve arsimore varioi kryesisht, duke filluar nga -0.8 (pp) në Islandë në 31.2 (pp) në Rumani. Ky hendek ishte mbi 20 (pp) në nëntë vende. Ato ishin kryesisht vende të Ballkanit apo të Europës Lindore. Ishte gjithashtu 18 (pp) në Francë dhe Spanjë.

Në MB në 2018, diferenca ishte 8.7 (pp). Në disa vende si Çekia, Norvegjia, Holanda, Portugalia dhe Gjermania, hendeku midis dy niveleve arsimore në punësim ishte nën 6 (pp).

A fitojnë më shumë të diplomuarit?

Po, fitojnë më shumë. Megjithatë, fitimet ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën. Të diplomuarit universitarë paguhen më mirë se sa ata që nuk janë të diplomuar në disa vende, ndërsa hendeku i të ardhurave ndërmjet tyre është më i vogël në vende të tjera.

Në vitin 2022, të ardhurat neto mesatare të ekuivalizuara për punëtorët me kohë të plotë (16-64 vjeç) ishin 26,304 €, ndërsa 18,876 € ishin të ardhurat për ata me arsim të mesëm. Të ardhurat e disponueshme të ekuivalizuara janë të ardhurat totale të një familjeje, pas taksave dhe zbritjeve të tjera, që vihen në dispozicion për shpenzim ose kursim, ku merret parasysh shpërndarja e të ardhurave, si dhe madhësia dhe përbërja e familjes.

Në vend që të shikojmë të ardhurat neto, raportet ndërmjet niveleve të arsimit ofrojnë njohuri të dobishme në krahasimin mes vendeve europiane. Grafiku i mëposhtëm tregon se si roli i arsimit në paga ndryshon ndjeshëm në Evropë. Në vitin 2018, raporti i nivelit të arsimit të lartë ndaj nivelit të mesëm në të ardhurat neto mesatare të ekuivalizuara varionte nga 1,08 në Norvegji në 1,69 në Rumani. Ky raport ishte 1.39 në BE, që tregon se ata me arsim të lartë fituan 39% më shumë se me arsim të mesëm.

Hendeku i të ardhurave është i ulët në vendet nordike

Vendet nordike, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia shënuan raportet më të ulëta, siç duket niveli i arsimit ishte më pak i rëndësishëm krahasuar me vendet e tjera. Ishte gjithashtu 1.28 në Finlandë. Ky raport ishte 1.33 në MB (të dhënat e 2018). Nuk është për t'u habitur që ky hendek rritet midis niveleve të arsimit të lartë dhe të ulët. Ishte 1.7 në BE. Megjithatë, hendeku i të ardhurave nga arsimi midis niveleve të larta dhe të ulëta nuk ishte ende thelbësor në vendet nordike dhe Holandë. Raporti ishte 1.27 në Danimarkë dhe Norvegji, e ndjekur nga Holanda (1.33) dhe Finlanda (1.39).
SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

 

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, 236.3 miliardë euro borxhi

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH