Satelitët e parë nga Shqipëria, Albania 1 dhe Albania 2, u lëshuan në hapësirë dy vite më parë dhe kur kontrata e tyre mbaron këtë vit nuk ka të dhëna nëse e kanë arritur qëllimin. Dy satelitët i kushtuan qeverisë 6-7 milionë euro, dhe investimi u krye pavarësisht kritikave se në Fakultetin e Shkencave të Natyrës mungon një teleskop për studentët e astro-fizikës.
Më 3 janar 2023, nga baza e Kepit Canaveral në Florida, satelitët Albania 1 dhe Albania 2 u lëshuan me shumë bujë në hapësirë, nga kompania SpaceX me Falcon 9 në misionin e përbashkët Transporter-6, Space Launch Complex 40 (SLC-40).
Bazuar në kontratën e nënshkruar në shtator të vitit 2022 ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe operatorit ekonomik “Satellogic Inc”, e cila konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë me teknologji të avancuar satelitore, për herë të parë në vendin tonë, do të sigurohet informacion gjeohapësinor i përditësuar, si dhe komponentë të tjerë të imazherisë dhe produkteve të saj satelitore2.
Si operojnë vendet e tjera?
Vendet e zhvilluar e kanë luksin të investojnë edhe në hapësirë. Kanadaja po investon 72 milionë dollarë në një konstelacion të ri satelitor që do të monitorojë zjarret aktive në pyje në të gjithë vendin, njoftoi të premten Agjencia Kanadeze e Hapësirës.
Gara për hapësirën ka nisur sërish, ndërsa një mori projektesh private dhe qeveritare po arrijnë sërish në hapësirë.
Nga rreth 5,500 satelitë të listuar si aktivë, vetëm 424 kanë përdorime ushtarake. SHBA është vendi me më shumë satelitë në hapësirë.
Kush zotëron satelitët më të shumtë që rrotullohen rreth Tokës?
SpaceX, me të cilin ka kontratë Shqipëria, zotëron dhe operon satelitët më të shumtë që rrotullohen rreth Tokës. 1655 satelitët e kompanisë hapësinore përbëjnë më shumë se një të tretën e totalit të satelitëve në orbitë. Pse ka kaq shumë satelitë SpaceX në orbitë? Elon Musk, pronari i SpaceX, ka një qëllim për të ofruar qasje në internet me shpejtësi të lartë për pothuajse të gjithë në botë përmes sipërmarrjes së tij të re Starlink.
10 pronarët e satelitëve më të shumtë që rrotullohen rreth Tokës
SpaceX: 1655
Satelitë OneWeb: 288
Planet Labs Inc.: 188
Ministria Kineze e Mbrojtjes Kombëtare: 129
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse: 125
Spire Global Inc.: 121
Swarm Technologies: 120
Forcat Ajrore të SHBA: 87
Iridium Communications Inc.: 75
Zyra Kombëtare e Zbulimit (NRO): 63
Cili vend ka më shumë satelitë që rrotullohen rreth Tokës?
Shtetet e Bashkuara kanë më tepër satelitë që rrotullohen rreth Tokës. Mbi 3 mijë satelitët që zotërohen ose operohen nga një ent i SHBA-së përbëjnë më shumë se gjysmën e sasisë totale të satelitëve hapësinorë që janë aktualisht në orbitë. Në total 75 vende të ndryshme, mes të cilave edhe Shqipëria, kanë të paktën një satelit që rrotullohet rreth Tokës.
30 vendet me më shumë satelitë që rrotullohen rreth Tokës:
Shtetet e Bashkuara: 3,415
Kinë: 467
Mbretëria e Bashkuar: 349
Rusia: 168
Japonia: 93
Indi: 61
Kanada: 57
Gjermani: 47
Luksemburg: 40
Argjentinë: 34
Francë: 31
Spanja: 24
Itali: 21
Izrael: 19
Koreja e Jugut: 18
Brazil: 16
Holandë: 16
Finlandë: 15
Australi: 14
Arabia Saudite: 13
Tajvan: 13
Emiratet e Bashkuara Arabe: 13
Zvicra: 13
Singapor: 11
Turqia: 9
Indonezi: 8
Norvegjia: 8
Meksikë: 8
Tajlandë: 7
Kazakistani: 6
Për çfarë qëllimi shërbejnë satelitët që rrotullohen rreth Tokës?
Satelitët që rrotullohen rreth Tokës shërbejnë për shumë qëllime. Më shumë se gjysma e satelitëve të Tokës janë të destinuara për komunikime, duke përfshirë gjëra të tilla si televizioni, telefonat, radio, interneti dhe aplikacionet ushtarake. Shumica e këtyre satelitëve të komunikimit gjenden në orbitën gjeostacionare. Përdorime të tjera për mijëra satelitë në qiell përfshijnë vëzhgimin e Tokës dhe hapësirës, shkencën e tokës dhe hapësirës, zhvillimin dhe demonstrimet e teknologjisë, si dhe navigimin dhe pozicionimin global. 4,550 satelitë në hapësirë shërbejnë për këto qëllime kryesore:
Komunikimet: 63%
Vëzhgimi i tokës: 22.1%
Zhvillimi i teknologjisë: 7.8%
Navigimi/pozicionimi global: 3.6%
Demonstrimi i teknologjisë: 0.77%
Shkenca e Tokës: 0.44%
Vëzhgimi i hapësirës: 0.22%
Shkenca e hapësirës: 2.3%