Ekonomi

BILANCI tregtar/ Në janar rriten 45,4 % importet me Kinën, bien 55,5 % me SHBA-të

Shkruar nga Liberale

BILANCI tregtar/ Në janar rriten 45,4 % importet me Kinën, bien 55,5 %

Pas një rënie në tetë muajt e vitit 2024, me ritme më të larta në muajt e fundit, eksportet kanë bërë kthesën në muajin e parë të vitit 2025. Në Janar 2025, sipas të dhënave të INSTAT, Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 21,7 %, në krahasim me Dhjetor 2024.

BILANCI tregtar/ Në janar rriten 45,4 % importet me Kinën, bien 55,5 %

Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur  me  0,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 23,5  %, në krahasim me Dhjetor 2024.  Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u ulur me 4,5 %, krahasuar me Janar 2024 dhe duke u ulur  me 45,4 %, në krahasim me Dhjetor 2024. 

Gjatë muajit Janar 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,9 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +13,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,1 pikë përqindje etj.

BILANCI tregtar/ Në janar rriten 45,4 % importet me Kinën, bien 55,5 %

Në muajin janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2024 janë: Kosova (91,6 %), Greqia (2,0 %), Spanja (86,0 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (17,7 %), Gjermania (1,6 %), Turqia (43,1 %), etj.

Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia  (5,9 %), Kina (45,4 %), Greqia (2,1 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe  në krahasim me Janar 2024 janë: Turqia (9,1%), Gjermania (2,0 %), SHBA (55,5 %), etj.

BILANCI tregtar/ Në janar rriten 45,4 % importet me Kinën, bien 55,5 %

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,9 %, të gjithë tregtisë. Në Janar 2025, eksportet drejt vendeve të  BE-së zënë 68,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (9,9 %), Greqia (7,7 %), Kosova (7,0 %).

/Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH