Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 2.5 miliardë euro abuzimi me tenderimet publikë dhe paradoksi i kërcënimit me "shkrirjen" e organit të akuzës pas 11 majit

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: 2.5 miliardë euro abuzimi me tenderimet publikë

Nuk bëhet fjalë për 2 milionë euro, as për 200 milionë. Është një shifër e pabesueshme. Është një shifër sa 1/3 e buxhetit të shtetit.

Është kjo shifra e abuzimit me fondet publike që ka nxjerrë gjatë auditimit një institucion shtetëror, Kontrrolli i Lartë i Shtetit. Por a është e mundur që të jetë abuzuar dhe shpërdoruar në përmasa kaq të frikshme. Akuza është zyrtare. Dhe jemi mes faktit nëse një e tillë do të provohet ose jo. Sidoqoftë, shifra është aq e pabesueshne për një vend me një ekonomi të vogël saqë nëse është abuzuar me këto përmasa mund të quhet një shifër edhe "e çmendur".

Nuk kishte ndodhur në 30 vite që organi i akuzës  të hetonte afera korruptive në përmasa kaq të mëdha çka do të thotë se në kohën kur nuk hetonte, nga "liria" më e madhe që kishin abuzuesit abuzimi mund të ketë qenë me përmasa akoma edhe më të çmendura. 

Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publik u paraqit të hënën në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime lidhur me hetimin e çelur nga SPAK.

Për më shumë se dy orë, Myzyri qëndroi përballë prokurorëve si dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke dhënë sqarime, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente për mediat.

SPAK sipas raportimeve është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë. Në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani dhe në rast të tjera shoqëri të tjera të përfshira janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.
Është kjo panorama e një abuzimi të dyshuar që për habi nuk i ka bërë shumë përshtypje “armiqve” të betuar të korrupsionit, në kampin tjetër politik, përderisa nuk është përdorur aq politikisht. Siç është përdorur për shembull; shkrirja e mundshme e SPAK!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH