Ekonomi

Çfarë ndodhi? Euro në 'greminë', ulet sërish nën 100 lekë

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Euro në 'greminë', ulet

Kursi i këmbimit të euros po vazhdon rënien e tij, duke vendosur rekorde të reja historike gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 99.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Prej datës 12 gusht, euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve, dhe kjo tendencë e uljes ka vazhduar edhe në ditët në vijim. Tregu priste një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar euron dhe për ta kthyer atë mbi 100 lekë, por një veprim i tillë nuk ka ndodhur.

Përveç euros, leku po forcohet edhe në raport me monedhat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye këtë të martë me 89.93 lekë, duke arritur nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2008.

Ndërkohë, paundi britanik po shënon gjithashtu një ulje, duke u këmbyer me 116.96 lekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH