Një banesë pranë qendrës historike të Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të premte. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë brenda në shtëpi dhe banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe po punojnë për të fikur zjarrin, për të shmangur përhapjen në banesat e tjera afër.
Fatmirësisht, deri tani nuk ka të lënduar nga zjarri. Shkaqet e tij ende nuk dihen dhe pritet që të hetohen më tej.