Aktualitet

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier, ndotet ajri në zonën e Drizës

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier, ndotet ajri në

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në vendgrumbullimin e mbeturinave në lagjen Drizë, në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke u afruar shumë pranë zonës së ish-Azotikut, çka ka shtuar shqetësimet për ndotjen dhe rrezikun e përhapjes së tymit toksik.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për të neutralizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një sasi të madhe tymi të zi që ka mbuluar zonën përreth, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe shqetësim për banorët.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi shkakun e zjarrit, ndërsa pritet të kryhen verifikime dhe hetime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH