Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.
Nga vendngjarja raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erës, duke alarmuar banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve ndodhen aty pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë si paosjë e flakëve pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh e municionesh.