Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis, pranga 24-vjeçarit në Fier

Shkruar nga Liberale

Zbulohet parcela me kanabis, pranga 24-vjeçarit në Fier

Policia e Fierit vijon kontrollet në të gjithë qarkun në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve nga toka dhe nga ajri, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, është konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar i rastit, shtetasi R. M., 24 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën dhe asgjësuan 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në territorin e njësisë administrative Portëz.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH