Aktualitet

Zbulohet ARSYEJA përse Helena Kadare u paraqit në SPAK: Kam ardhur të marr pjesë te seanca e Veliajt

Shkruar nga Liberale

Zbulohet ARSYEJA përse Helena Kadare u paraqit në SPAK: Kam ardhur

Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, Helena Kadare ka shkuar sot në ambientet e SPAK.

Sikurse duket në videot e siguruara nga gazetarët, Helena duket teksa është larguar nga ambientet e Prokurorisë në praninë e dy personave të tjerë.

Mësohet se Kadare është paraqitur aty për të marrë pjesë në seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Kemi ardhur të marrim pjesë te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë”, u shpreh ajo. Por megjithatë, bashkëshortja e Kadaresë nuk është lejuar të futet në seancë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH