Prokurorja Antonteta Sevdari ka folur pas vendimit për t’u rikthyer në detyrë, duke u shprehur shumë e gëzuar, që më fund mori drejtësinë që kërkonte.
“Kjo është shumë e rëndësishme për mua si personalisht dhe profesionalisht. Ndihem shumë e gëzuar që më në fund arrita të marrë drejtësinë që meritoja. Sot është dita e drejtësisë dhe shpresoj të jem në rrugën e saj. Faleminderit ndihem e emocionuar dhe nuk kam fjalë të tjerë“, tha ajo për mediet.
Theksojmë se kjo është hera e parë që është rishikuar një vendim shkarkimi nga vettingu me formë të prerë për prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së.
Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, erdhi pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë Sevdarit.