Kryetari i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, Fredi Stërkaj, ka reaguar pas lajmit se në biznesin e tij ishte vendosur lëndë plasëse.
Ai tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, por tek një parking në qendër të fshatit.
“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur teë biznesi im, por te një parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët. Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.