Aktualitet

Tragjedi në Itali/ 38-vjeçari shqiptar humb jetën në një fermë

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Itali/ 38-vjeçari shqiptar humb jetën në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Bolonjas, Itali, ku një shtetas shqiptar 38-vjeç ka humbur jetën gjatë punës në një fermë bujqësore.

Sipas mediave italiane, familjarët e viktimës filluan ta kërkonin me shqetësim, pasi nuk po mundeshin të lidhnin kontakt me të. Ata e gjetën atë të pajetë në vendin e punës.

Megjithëse rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht, hetuesit dyshojnë se shqiptari është përplasur dhe shtypur për vdekje nga një traktor.

Pavarësisht se ndihma e shpejtë mbërriti në vendngjarje, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe inspektorët e sigurisë në punë dhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur detajet e aksidentit. Traktori është sekuestruar nga autoritetet për hetime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH