Aktualitet

Tiranë/ 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

Shkruar nga Liberale.al

Tiranë/ 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, ku një adoleshent 14-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe i mituri është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët po bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e rënies. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aksident, tentativë vetëhedhjeje apo ndonjë rrethanë tjetër.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH