Aktualitet

Tentoi të fuste mijëra euro në Shqipëri, kapet në Portin e Vlorës shoferi

Shkruar nga Liberale

Tentoi të fuste mijëra euro në Shqipëri, kapet në

Gjatë kontrollit rutinë të automjeteve që mbërritën sot nga Italia në Portin e Vlorës, autoritetet kufitare kanë zbuluar një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara. Në një furgon tip Mercedes Benz Vito, i drejtuar nga Kreshnik Ramo, u gjetën të fshehura 45,600 euro.

Policia kufitare e Vlorës bëri të ditur se kontrolli u zhvillua rreth orës 08:00, gjatë procedurës së përpunimit të tragetit që vinte nga Brindisi. Automjeti u dërgua për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, ku u zbulua shuma e padeklaruar në sediljen e mjetit.

Drejtuesi i furgonit, Kreshnik Ramo, është shoqëruar në ambientet e policisë ku po merret në pyetje për të zbardhur origjinën e eurove të fshehura. Ndaj tij janë duke u kryer veprimet procedurale për veprën penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH