Aktualitet

Të shumërkuar nga drejtësia shqiptare/ Ekstradohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe një tjetër (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Të shumërkuar nga drejtësia shqiptare/ Ekstradohet nga Dubai

Policia shqiptare falë bashkëpunimit të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që të ekstradojë gjatë ditës së sotme dy të shumëkërkuar nga drejtësia në vendin tonë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia e shtetit bën të ditur se dy personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale, pritet që përgjatë ditës së sotme të sillen në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Dhe bëhet fjalë për vëllain e Nuredin Dumanit, Dashnor Dumanin, i dënuar nga GJKKO për vrasje dhe vjedhje me armë, si dhe për Armis Stafën, i cili është dënuar me akuzën se pastronte paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ekstradimi po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ligjzbatuese të Emirateve dhe INTERPOL-it. Në lidhje me orën e saktë të mbërritjes në Shqipëri, do të ketë një njoftim të mëvonshëm nga institucionet përkatëse.

Ky operacion konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH