Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet lidhur me koncesionin e sterilizimit.
SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-ministrit të Shëndetësisë, ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë që janë proceduar më herët.
Konkretisht SPAK i komunikon akuzën ish-zëvëndësministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj, Saimir Kadiut, Marsela Serjanajt, Arben Gjatës, Naile Ajazit, Genc Byrazerit dhe Petri Mersinit.
Më pas dosja i referohet GJKKO, e cila do vendosë nese do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nësë do ia rikthejë SPAK për plotësime.
Ish-ministri Beqaj ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën, por SPAK nga ana tjetër dyshon se ai me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shpërdoruar detyrën.
Kujtojmë se ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja.