Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat! Arrestohen dy persona, gjenden 330 doza kanabasi

Shkruar nga Liberale

Shisnin lëndë narkotike në Berat! Arrestohen dy persona, gjenden

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Beratit si pjesë e një operacioni policor kundër shpërndarjes së drogës. Operacioni i koduar “Orders” u zhvillua nga policia lokale në bashkëpunim me prokurorinë e qytetit.

Në pranga ranë K. N., 21 vjeç dhe Nj. A., 19 vjeç, të dy banues në Berat. Sipas policisë, ata ishin të përfshirë në shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit cannabis.

Gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu gjetën 330 doza të gatshme për shitje, ndërsa 19-vjeçari kishte një sasi të kësaj lënde me vete. Në shtëpinë e të riut 19-vjeçar u gjetën edhe dy thika që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e drogës.

Po ashtu, policia ka nisur hetimet edhe ndaj babait të 21-vjeçarit, A. N., 44 vjeç, pasi në shtëpinë e tyre u zbuluan disa fishekë që mbaheshin pa leje.

Gjatë operacionit u sekuestruan lënda narkotike, armët e ftohta, municionet, shtatë telefona celularë dhe një automjet.

Policia ka theksuar se hetimet për këtë rast do të vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës në qytet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH