Aktualitet

Çfarë ndodhi? Sarandjotët plagosen me thikë pas aksidentit me makinë, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi? Sarandjotët plagosen me thikë pas aksidentit

Një konflikt pas një aksidenti rrugor ka përfunduar me përdorim dhune në Sarandë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur më 06.06.2025, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 3 të qytetit, ku pas përplasjes së dy automjeteve me dëme materiale, drejtuesit e tyre janë konfliktuar fizikisht.

Sipas Policisë, D. B. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) drejtuesin e mjetit tjetër, D. S., 21 vjeç, si dhe i ka shkaktuar dëmtime automjetit të tij.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH