Aktualitet

Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës

Shkruar nga Liberale

Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës

Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësi, që prej ditës së premte.

Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të  jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe borës duke krijuar vështirësi  në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga Bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa i gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH