Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar sot rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, një nga provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore 2025. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim, tani mund të shikojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA.
Provimi i Gjuhës së Huaj është një pjesë e rëndësishme e maturës, dhe nxënësit kishin mundësi të përzgjidhnin gjuhën që dëshironin të jepnin. Shumica kanë zgjedhur anglishten, por gjithashtu janë përfshirë frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja, në varësi të shkollës dhe preferencës së nxënësit.
KLIKONI KËTU PËR TË PARË NOTAT
Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që çdo maturant të verifikojë me kujdes rezultatin e publikuar dhe të ndjekë udhëzimet për ankesat, nëse ka nevojë.