Aktualitet

"Pse më ke ngacmuar GRUAN?"/ Zbulohet motivi i plagosjes së 31-vjeçarit nga komshiu në Tiranë

Shkruar nga Liberale
"Pse më ke ngacmuar GRUAN?"/ Zbulohet motivi i plagosjes së

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në Allias. Një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet rreth orës 07:50. Shtetasi Korado Teodori, 38 vjeç, plagosi në këmbë me armë zjarri fqinjën e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

Sipas informacioneve, mësohet se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte. Nga hetimet paraprake dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit. Sandrino Baci sapo ishte kthyer nga Italia, ndërkohë arma me të cilën është qëlluar ishte pistoletë, e cila ende nuk është gjetur, teksa autori është arratisur menjëherë pas ngjarjes.

Autori Korado Teodori, ka vëzhguar për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi Baci ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit.

Pas disa minutash, Teodori e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë Bacin dhe më pas është larguar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH