Policia e Tiranës ka çuar në SPAK 7 deputetë të Partisë Demokratike, pas incidenteve të shkaktuara ditën e djeshme në seancën plenare brenda dhe jashtë Kuvendit.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për deputeten Elda Hoti, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;
Elda Hoti, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Sajmir Korreshi do të hetohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Policia thotë se deputetja Elda Hoti hodhi në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e tjerë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.
Materialet i kaluan Prokurorisë.