Aktualitet

Përplasen "kokë më kokë" mjetet në Shkodër, plagoset fëmija 7 vjeç, niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Përplasen "kokë më kokë" mjetet në

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në rrugën “Lin Deliaj” në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë është lënduar një 7-vjeçar.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.

Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit."- njoftoi Policia. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH