Aktualitet

Përmes mashtrimit grabiti 2 mln euro, noterja Rezarta Koçi dënohet me 12 vite burg

Shkruar nga Liberale
Përmes mashtrimit grabiti 2 mln euro, noterja Rezarta Koçi

Noterja Rezarta Koçi është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit, por nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë 8 vite burg per veprat penale “mashtrim”, “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre”.

Pre e mashtrimeve të noteres ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

Të paktën katër shtetas e denoncuan atë se u kishte vjedhura shuma të ndryshme parash. Pas kallëzimeve nga qytetarët nga  hetimet ka rezultuar se noteria 40-vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarinë e saj personale.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH