Aktualitet

Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!

Shkruar nga Liberale

Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria:

Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë zhvilluan sot protestën e radhës para Kryeministrisë në lidhje me indeksimin dhe nivelin e pensioneve.

Njëzëri ata akuzuan qeverinë për nivele të ulëta pagesa krahasuar me vendet e rajonit dhe kërkuan rritjen e pensioneve. Ata thanë se pensioni nuk u del as për ilaçe e ushqimet e shportës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion e vjedhje.

Me pankarta si “Punë një jetë, pensioni në dietë” apo “Hiqni dorë nga korrupsioni, të na rritet pensioni”, pensionistët kanë bërë thirrje për t’u bashkuar.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë? Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH