Aktualitet

Operacioni kombëtar për trafikun e emigrantëve/ Rrumbullaku jep detaje: U sekuestruan 1 mln euro, 13 makina e drogë

Shkruar nga Liberale

Operacioni kombëtar për trafikun e emigrantëve/ Rrumbullaku jep

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije detaje, lidhur me operacionin kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Ai tha se janë sekuestruar 13 automjete, teksa hetimet kanë qenë duke u zhvilluar prej një viti.

“Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar 13 automjete, 50 telefona, 3 pistoleta, një cifte, 4 laptopë, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë amerikanë dhe dhjetëra dokumente të sekuestruara.

Rreth 1 milionë euro cash. Hetimi i policisë nën drejtimin e SPAK, ku u vunë nën hetim përvec individë të ndryshëm dhe punonjës, hetimi i shërbeu edhe nismës së policisë edhe për vetëpastrimin e policisë. Në hetimin 1 vjecar të këtij procesimi u angazhuam 380 punonjës policie”, deklaroi Rrumbullaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH