Aktualitet

OPERACION "BLIC"/ RENEA dhe FNSH kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt

Shkruar nga Liberale

OPERACION "BLIC"/ RENEA dhe FNSH kontrolle në banesat e

Policia ka zhvilluar me urdhër të SPAK një aksion në disa qytete të vendit këtë të premte.

Bëhet me dije se aksioni policor është shtrirë në Lezhe, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Tiranë, Vlorë e Shkodër.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 50 urdhër arreste, 10 prej të cilave në Tiranë. Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, pranë shkollës Luan Hajdaraga.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca te shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë se drejtorisë Tiranë.

Po ashtu urdhër arreste janë lëshuar edhe për anëtarë të klanit Duka, rivalët e Ervis Martinajt.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH