Aktualitet

“Nuk e falim gjakun”/ Kushëriri i masakroi të atin me th*kë, vajza e viktimës paralajmëron: Ai nuk është në depresion, por erdhi...

Shkruar nga Liberale

“Nuk e falim gjakun”/ Kushëriri i masakroi të atin me

E bija e Selim Velsulës, 56-vjeçarit që u masakrua me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Klos, është shprehur se "nuk do e falin gjakun e babait" të saj.

Bëhet me dije se ajo ka deklaruar se autori i krimit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ose paralajmëroi vetëgjyqësi. Vajza e viktimës u shpreh se 32-vjeçari nuk ishte në depresion dhe se kishte ardhur i përgatitur nga Tirana. Ndërsa deklaroi se babai i saj ishte duke kullotur bagëtitë, kur Hazbi Velsula e goditi me thikë.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ajo. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH