Aktualitet

Nesër Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë!

Shkruar nga Liberale

Nesër Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti na

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë nesër Kurban Bajramin. Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu përmes një videomesazhi ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë.

“Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit, për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufishëm”, është shprehur ai.

Mesazhi i plotë i Spahiut:

Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu me rastin e Kurban Bajramit
Të dashur motra dhe vëllezër

Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin. Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.
Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

Të dashur motra dhe vëllezër, Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë. Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.

Të dashur shqiptarë,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Paçi gëzime në familjet tuaja,

Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë,
Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën
Gëzuar!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH