Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ Vodhën farmacinë në Spanjë, 3 shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e oficerit, humbin jetën

Shkruar nga Liberale

NDJEKJE SI NË FILMA/ Vodhën farmacinë në Spanjë, 3

 

Tre anëtarë të një bande shqiptare, të dyshuar për dhjetëra grabitje në Costa del Sol, humbën jetën gjatë një ndjekjeje policore në Malaga, ku gjithashtu vdiq edhe një oficer i Policisë Kombëtare spanjolle.

Mediet spanjolle shkruajnë se ngjarja ndodhi të enjten në mëngjes rreth orës 05:30, pasi autorët kishin grabitur një farmaci në lagjen Puerto de la Torre.

Sipas autoriteteve spanjolle, banda ishte nën hetim, ndërsa në këtë rast kishin çaktivizuar sistemin e sigurisë pa dëmtuar derën.

Gjatë arratisjes, grabitësit u përplasën me makinën e një nënkomisari 48-vjeçar, Antonio Ramos, i cili po kthehej në shtëpi pas turnit të natës. Oficeri, i martuar dhe me dy fëmijë, kishte marrë pjesë më herët atë natë në një operacion policor.

Trupat e viktimave u dogjën plotësisht pas përplasjes, duke e vështirësuar identifikimin e plotë. Ministria e Brendshme spanjolle ka nderuar oficerin e ndjerë me “Kryqin e Meritës Policore me simbol të kuq”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH