Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të bëhen prezentë reshjet e shiut.
Depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që për të gjithë javën që presim përpara moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Ndërkohë përjashtim bëjnë ditët e Enjte dhe ajo e Premte pasi moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare. Këto vranësira në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra.