Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, por mësoni sa shkojnë temperaturat

Shkruar nga Liberale

MOTI I DITËS: Kthjellime dhe diell në të gjithë territorin,

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore dhe në orët e mesditës.

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në zonat malore 3 deri 14°C

-Në zonat e ulëta 3 deri 18°C

-Në zonat bregdetare 8 deri 18°C

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH