Aktualitet

“Më vranë djalin e dajës”/ Erion Alibej dëshmon në GJKKO: Dilja në qytet si shpërndarës picash, kamerat i kontrollonte Suel Çela

Shkruar nga Liberale

“Më vranë djalin e dajës”/ Erion Alibej dëshmon

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej. Mësohet se ai ka deklaruar se pasi i vranë djalin e dajës, dilte në Elbasan si shpërndarës picash. Dhe sipas tij, të gjitha kamerat në qytet i kontrollonte Suel Çela.

“Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohoritur, madje dhe në sy të patrullë së policise, unë kam bërë verifikime vet, dilja në qytet si shpërndarës picash me motorr, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, pasi gjithë qytetin , kamerat i kishte Suel Çela.

Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonin dhe ja vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes se Andi Zylyfit, unë vetëdorëzohem në polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.”, rrëfeu Alibej. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH