Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Bëhet me dije se Apeli la në fuqi masën e "arrestit në shtëpi" për Muçën, pasi ky i fundit kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë
Muça akuzohet për ndërhyrjen e paligjshme dhe vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, në verën e vitit 2023.
Kujtojmë se Ervin Muça akuzohet për “Shpërdorim detyre”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike” pasi rezulton se më datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ku ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.