Një 45-vjeçar në Rrëshen është arrestuar nga Policia, pasi u kap duke transportuar mina me telekomandë dhe eksploziv.
Sipas burimeve nga Policia, gjatë kontrolleve në banesë, atij iu gjetën edhe dy armë zjarri dhe lëndë të tjera eksplozive.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.