Aktualitet

I vihet TRITOLI dritares së biznesit në Vlorë, çfarë thotë policia?

Shkruar nga Liberale

I vihet TRITOLI dritares së biznesit në Vlorë, çfarë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak para mesnate në rrugën transballkanike, Vlorë, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira.

Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh. Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur dhe ka vetëm dëme materiale.

Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH