Aktualitet

I biri i dha fund jetës pasi pronari nuk i dha rrogën, flet mes lotësh babai i të riut: Më premtoi se nuk do ta bënte...

Shkruar nga Liberale
I biri i dha fund jetës pasi pronari nuk i dha rrogën, flet mes

Mospagesa nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Kështu është shprehur babai i të riut, Fitim Lalaj, ndërsa familja ka hapur dyert e mortit.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Ai theksoi se djali i kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë të keqe, pasi dy javë më parë kishte tentuar vetëvrasjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH